Uji i pijshëm në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit

Kosova

Uji i pijshëm në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 20:46
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina", ka njoftuar se bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit gjegjësisht - Fabrika në Badovc, i plotëson kriteret të parapara me udhëzimin administrativ “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”.

Ka disa javë që KRU" Prishtina" bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bënte thirrje që uji në të mos konsumohet për pije qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Sëiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”, por edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”.

Kurse, sot ata njoftuar se uji mund të pihet.

“Prej disa javësh vlerat e shtuara të manganit në ujin e pijes që vjen nga Liqeni i Badocit ishin preokupim primar i KRU" Prishtina", IKSHPK-së dhe qytetarëve për shkak të ndikimit të manganit në shëndet. IKSHPK në bashkveprim me KRU “Prishtina” kanë ndërrmarë masat e nevojshme për përmirsimin e gjendjes dhe uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije. Vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojne brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”. Për t’u shpallur UJI HIGJIENIK DHE I SIGURT PËR PIJE në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit, në laboratoret e IKSHPK-se Laboratori i parametrave bazik ku testohet Mangani si parametër indikues dhe Laboratori analitik-ICPMS ku testohet mangani si metal i rëndë, sipas procedurave standarde janë kryer tri matje të njëpasnjëshme në tri ditët e fundit. Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit gjegjësisht - Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”(vlerat referente të Manganit 50 µg/L (0.05 mg/L)”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat