Haxhiu: Dhuna në familje duhet të raportohet, dhunuesit të dënohen

Kosova

Haxhiu: Dhuna në familje duhet të raportohet, dhunuesit të dënohen

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës kanë mbajtur tryezë për përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të “Konventës së Stambollit” në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tnë këtë tryezë ka përmendur hapat që kanë marrë në zbatimin e Konventës.

“Kemi marr disa veprime si institucione. Përveç strategjisë, kemi përgjithësi shumë të madhe, duhet të adresohen të gjitha shkeljet. Kemi krijuar ndihmën juridike falas. Në çështje penale e administrative kemi miratuar protokollin. Në planifikojmë t’i trajtojmë dhunuesit që të mos i përsërisin veprat penale”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka theksuar se është rritur buxheti. Ka thënë se po punohet që të trajtohen dhunuesit që mos ta përsërisin veprën.

“Kemi adresuar hetime në kohë të arsyeshme kundër dhunës seksuale. Kemi rritur buxhetin për strehimoret. Bashkë me Ministrinë e Financave kemi marrë masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës. Do të risimin numrin mbrojtëseve të viktimave. Pavarësisht masa që i kemi marr ne si institucione si shoqëri nuk e kryejmë punën tonë pra të i ndihmojmë viktimat të mos injorojmë”, ka thënë ajo.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se dhuna duhet që të raportohet ngase nuk është çështje private, përderisa ka kërkuar dënimin e kryesve të këtyre veprave penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat