Rrezikohen bursat e studentëve mitrovicas

Kosova

Rrezikohen bursat e studentëve mitrovicas

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Ndjekin studimet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Por atyre ende nuk iu është dhënë mundësia për të aplikuar për bursa sikur studentëve të Universiteteve të tjera.

Kjo pasi ky Universitet ende nuk ka hapur konkurs.

Llogari nga Këshilli Drejtues i Universitetit për këto vonesa, ka kërkuar parlamenti studentor.

Deri në fund të muajit nëntor ka kohë që të mund të hapet dhe të përfundohet gjithçka me bursistët, për çka parlamenti studentor kërkon që të mos humbet kjo mundësi.

Studentët nuk janë të vetmit që i janë drejtuar me shkresë kryesuesëve të Këshillit Drejtues.

Edhe vet anëtarët e brendshme të Universitetit të Këshillit Drejtues kanë kërkuar që të thirret një mbledhje sa më shpejt që të adresohet çështja e bursave, por as këta ende nuk kanë marrë përgjigje.

Televizioni për dy ditë ka tentuar të kontakoj me kryesuesin e Këshillit, Jeton Halili, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefonata dhe nuk ka kthyer përgjigje në email-et e redaksisë.

Sipas burimeve të televizionit, i njëjti pasditën e së premtes ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të Këshillit.

Kompetencën për thirrjen dhe kryesimin e mbledhjeve të Këshillit Drejtues, me rregullore e ka kryesuesi i Këshillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat