Ilir Tasholli merr besimin për kandidat të AAK-së për kryetar të Lipjanit

Kosova

Ilir Tasholli merr besimin për kandidat të AAK-së për kryetar të Lipjanit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:37
Ramush Haradinaj dhe Ilir Tasholli

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e saj në Lipjan ka nominuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Tasholli për kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me Ilir Tashollin Lipjanit i ofrohet një mundësi unike.

“Ilir Tasholli, një figurë e njohur me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe politike, mori zyrtarisht besimin e Degës së Aleancës në Lipjan për të qenë kandidat për kryetar komune.

Me një karrierë të bujshme si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe angazhime të tjera profesionale, ai i ofron Lipjanit një mundësi unike për një qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik të shpejtë, një aspekt që Lipjanit i ka munguar për një kohë të gjatë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat