Haradinaj në Prekaz: 28 Nëntori, ditë që na ka frymëzuar ndër breza

Kosova

Haradinaj në Prekaz: 28 Nëntori, ditë që na ka frymëzuar ndër breza

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me deputetë të partisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se 28 Nëntori është festa që i bashkon shumë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë.

Sipas tij, kjo festë është ditë që na frymëzon ndër breza.

“Jemi këtu për festën tonë, siç e njohim të gjithë festën e flamurit, i nderojmë të gjithë të rënët për liri, është festa që i bashkon shumë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, nga Kruja e hershme, Vlora e Prekazi heroik e legjendar. Nderojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, familjen Jashari e të gjithë të rënët për liri”, u shpreh Haradinaj.

“Ditë që na ka frymëzuar ndër breza, një ditë që vërtetë e kemi pas ëndërr që ta festojmë shqiptarët kudo që janë dhe jemi të lumtur që sot festojmë dhe e ndjemë tamam siç është kjo ditë”, u shpreh Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat