“E para siguria – pastaj puna” është moto e ekspertit të licencuar të sigurisë dhe shëndetit në punë Arian Ibishit

Kosova

“E para siguria – pastaj puna” është moto e ekspertit të licencuar të sigurisë dhe shëndetit në punë Arian Ibishit

Nga: F. B. Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:14
Arian Ibishi

Jemi dëshmitarë të lajmeve thuajse ditore për lëndime dhe raste tragjike në punë, numri i të cilave fatkeqësisht u dashtë të ulet dhe minimizohet, por numri i tyre vazhdon të jetë enorm dhe alarmues, kjo për faktin e vetëm të mosrespektimit të standardeve elementare për siguri në punë, qoftë nga punëdhënësit por edhe punonjësit që neglizhojnë kujdesin dhe mjetet e domosdoshme, gjë që duhet të jetë alarm për inspektoratin e punës edhe ekspertët e sigurisë në punë, shprehet njëri ndër ata që për 5 vite objektiv primar ka kushtet dhe sigurinë në punë, eksperti i licencuar i sigurisë dhe shëndetit në punë, Arian Ibishi.

Arian (Naser) Ibishi i lindur në Mitrovicë, tash e 5 vite është i angazhuar në kompani të ndryshme ndërtuese dhe jo vetëm, për të këshilluar dhe kontrolluar kushtet në të cilat punohet në vend-punishte të ndryshme në vendin tonë dhe nga kompani të ndryshme vendore.

Ai është ekspert i licencuar për siguri dhe shëndet dhe kryen punon e këshilltarit për siguri në punë, duke kontrolluara, këshilluar dhe paraqitur vërejtjet dhe nevojat e domosdoshme për siguri, moto kryesore e të cilit është “E para siguria , pastaj puna”, gjë që e ka aplikuar në dhjetëra kompani ku ka asistuar edhe kontrolluar vend-punishtet në projekte të ndryshme.

Në insistimin tonë për të nxjerr në pah disa nga shkaqet kryesore të pasigurisë, lëndimeve dhe rasteve tragjike ku kanë pësuar punonjësit në vendin tonë ai thekson se “ndër shkaqet kryesore është mosrespektimi i standardeve në punishte përkatësisht mos përdorimi i pajisjeve të përcaktuara konform me projektin dhe punimet që zhvillohen aty, qofshin ato nga drejtuesit e kompanive po ashtu edhe neglizhenca dhe moskujdesi nga vetë punonjësit”.

Ai deri tash ka qenë mbikëqyrës dhe kontrollues në shumë projekte ndër të cilat përmend “Spitalin ‘Fatima Sheik’ në Prishtinë, ndërtimet në Universitetin UBT, punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësor  tek Katedralja, punimet në ndërtimin e lagjes ‘Marigona Hill’, punimet në fabrikën për  kubëza ‘Shalaj’” etj.

Aktualisht Ibishi vazhdon të mbikëqyr projektet në rrjedhë e sipër si : lagjen “Priam Village”, Shkollën në Dardani në Prishtinë, Shkollën “Metush Krasniqi” në Kamenicë, Shkollën “7 shtatori “ në Vitomiricë të Pejës, ndërtimet në spitalin e Ortopedisë dhe një varg të projekteve të ndërtimit të banesave në Vushtti edhe Mitrovicë.

“Krijimi i kushteve optimale për punë, pajisja me pajimet e nevojshme dhe domosdoshme dhe respektimi i rregullës së sjelljes dhe punës në vend-punishte do ndikonte në uljen e rasteve të lëndimeve dhe rasteve tragjike të humbjes së jetës, ne shpesh këshillojmë punonjësit dhe pronarët ‘ se jeta nuk është reprizë – nuk përsëritet’, andaj duhet të jemi të kujdesshëm të matur edhe të vëmendshëm në secilin hap në punishte” thotë Ariani.

Ekspertët e siguri dhe shëndetit në punë duhet të jenë pjesë përbërëse e secilit projekt posaçërisht e kompanive ndërtuese në vendin tonë, kjo kërkohet edhe me ligje të punës, andaj ekspertët si këshillues edhe mbikëqyrës duhet të jenë e ardhmja e ndërtimit dhe projekteve, nëse duam shmangien e lëndimeve dhe rasteve tragjike.

“Së pari krijo ambient të sigurt për punë pastaj fillo dhe puno”, duhet të jetë rregulli ditor i secilit punëdhënës dhe punonjës, vetëm duke zbatuar standardet dhe kriteret e përcaktuara me ligj, mund të ulim rastet e këtilla të lëndimeve edhe rastet e humbjes se jetës”  shprehet Ibishi.

Ibishi vazhdon të jetë shumë parimor edhe i vendosur në punën dhe detyrat e tij si ekspert i sigurisë dhe shëndetit, këtë qëndrim e mban tash e 5 vite që punon këtë punon, duke qenë i vendosur se vetëm me respektimin e standardeve dhe rregullave për punë në punishte mund të ketë siguri dhe do evitohen lëndimet edhe rastet tragjike.

Ai iu bënë thirrje kompanive që të kenë kujdes në këto standarde, të konsultohen edhe angazhojnë ekspertin që do i jep vërejtjet dhe këshillat për një punishte të sigurt pa lëndime edhe për punë efikase.

Deri më tani Arian Ibishi ka punuar në kompani si : ACG ShM Architecture, Urban Grup,  NB Construkction,  ARSI Company, Fidani&Mergimi ndërtim etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat