Konfiskohen 270 kg mish në Vërmicë, AUV konstaton se ishte i papërdorshëm

Kosova

Konfiskohen 270 kg mish në Vërmicë, AUV konstaton se ishte i papërdorshëm

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Mbi 200 kilogram mish janë konfiskuar ditën e premte në pikën kufitare me Shqipërinë, Vërmicë.

Policia njofton se mishi që është tentuar të futet në Kosovë ka qenë i papërdorshëm.

Rastet kanë ndodhur rreth orës 10:00.

“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat