Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara: Të krijojmë një ambient që ofron kushte të barabarta

Kosova

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara: Të krijojmë një ambient që ofron kushte të barabarta

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për zhdukjen e paragjykimeve dhe krijimin e një ambienti që ofron kushte për të gjithë.

Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Postimi i plotë:

Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë.

Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat