Komuna e Graçanicës fal tatimin në pronë për vitin 2023

Kosova

Komuna e Graçanicës fal tatimin në pronë për vitin 2023

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Komuna e Graçanicës ka marrë vendim që t’ua falë tatimpaguesve borxhin prej 100 euro.

Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Leutrim Ajeti.

Ajeti ka theksuar se ata që i kanë paguar faturat, do të rimbursohen në vitin e ardhshëm, me faturat e vitit 2024.

“Të nderuar qytetarë e tatimpagues të Komunës së Graçanicës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faljen e borxhit prej 100 euro, e cila më herët ishte pezulluar, ju njoftojmë që ne si Komunë e kemi votuar e para në Kuvend dhe se borxhi prej 100 euro do u falet tatimpaguesve tanë për vitin 2023. Ata që i kanë paguar faturat do të rimbursohen në vitin e ardhshëm, pra në faturat e vitit 2024”, ka njoftuar ai në Facebook.

Komunat e Kosovës kanë kohë deri me 8 dhjetor të vendosin nëse do u falin deri në 100 euro qytetarëve për tatimin në pronë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat