I akuzuari jashtë vendit, anulohet gjykimi për shpëlarje parash të përfituara nga trafikimi me qenie njerëzore dhe prostitucioni

Kosova

I akuzuari jashtë vendit, anulohet gjykimi për shpëlarje parash të përfituara nga trafikimi me qenie njerëzore dhe prostitucioni

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:50
Pallati i Drejtësisë

Me kërkesë të të akuzuarit Faton Rrustemi, të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është anuluar gjykimi në rastin ku i njëjti po akuzohet për shpëlarje të parave, të përfituar përmes me aktivitete kriminale që ndërlidheshin me vepra penale si trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion.

Sipas zyrës të kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Musa Konxheli deri te anulimi i seancës ka ardhur me kërkesë të akuzuarit Rrustemi, pasi që i njëjti gjendet jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, seanca e radhës për këtë çështje penale nuk është caktuar ende.

Sipas aktakuzës së ngritur më 18 shkurt 2022 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, i akuzuari Faton Rrustemi, gjatë viteve 2017-2020, me mjetet materiale të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale, aktivitete qe ishin të ndërlidhura me vepra si “Trafikim me qenie njerëzore”,  “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ka bërë pagesën e lokaleve afariste të cilat gjenden në Fushë-Kosovë, pjesa e ndërtesës “Përparimi” në sipërfaqe prej 56.21m në shumen prej 56 mijë e 250 euro dhe lokalin pjesa e ndërtesës “Përparimi” në sipërfaqe prej 22.83m7, në shumën prej 22 mijë euro.

Sipas aktakuzës, i njëjti me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit së pasurisë përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale dhe ikjes nga përgjegjësinë penale, asnjëherë nuk e ka bërë bartjen e këtyre lokaleve në emër të vet, por të njëjtat edhe sot evidentohen në emër të pronarit të më hershëm G.T.

Me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale “Shpërlarja e parave” nga neni 308 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L96.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat