​Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), publikon raportin “Auditimi jo-financiar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, aktivitet ky në kuadër të “Javës kundër korrupsion”. (Hotel “Sirius”, kati 8, Prishtinë, ora 10:00 – 10:45)

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediat mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku. Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të deklarohet për media. (Klan Arena, Prishtinë, ora 11:00)

USAID lanson kampanjën për shënimin e Javës kundër korrupsionit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00)

Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit do të realizon performancën artistike “Realitetet e papame të transparencës radikale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00-12:00)

Mbahet protesta e Njësiti Special Intervenues së bashku me Sindikatën e Policisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

Oda e Avokatëve të Kosovës shënon Ditën e Avokatisë, përkatësisht 50-vjetorin e themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), publikon raportet “Mungesa e transparencës minimale, përballë premtimit për transparencë radikale” dhe “Ndërmarrjet publike larg syve të publikut”, aktivitet ky në kuadër të “Javës kundër korrupsion”. (Hotel “Sirius”, kati 8, Prishtinë, ora 13:15 – 14:00)

Hapet ekspozita multimediale “Art Therapy”. (Qendra “Barabar”, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat