Ngjarjet e paralajmëruara për sot, çka pritet të ndodhë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për sot, çka pritet të ndodhë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës: 9 dhjetor 2023

09:00

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame organizojnë konferencën shkencore “Xhamia te shqiptarët”. Në hapje marrin pjesë dhe myftiu Naim Tërnava dhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku. (Hotel “Emerald”,

Prishtinë)

10:00

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet konferenca “Auditimi jofinanciar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Këshilli i Përgjithshëm të organizatës “Gratë për Vetëvendosje” mban mbledhjen e tretë. Pjesa e parë është e hapur për mediet. (Salla e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci”)

11:00

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku. (Salla “Klan Arena”, Prishtinë)

11:00

Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizon performancën “Realitetet e papame të transparencës radikale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

12:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për foton më të mirë kundër korrupsionit. (Hotel “Union”, Prishtinë)

12:00

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) protestojnë para Qeverisë, për shkak të pagave, zvogëlimit të shtesave të rrezikshmërisë etj. (Para objektit të Qeverisë)

12:00

Oda e Avokatëve të Kosovës shënon Ditën e Avokatisë, përkatësisht 50-vjetorin e themelimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

13:00

Mbahet konferenca “Transparenca e qeverisë dhe e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

19:00

Hapet ekspozita multimediale “Art Therapy”, që përfshin edhe vepra të krijuara në rezidencën artistike të Mitrovicës këtë vit. (Qendra “Barabar”, në hotelin “Grand”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat