Vihet gurthemeli i QKMF-së në Lipjan – Ahmeti: Investuam 1.8 milionë euro, përfundon në vitin 2025

Kosova

Vihet gurthemeli i QKMF-së në Lipjan – Ahmeti: Investuam 1.8 milionë euro, përfundon në vitin 2025

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Foto nga vendi i ngjarjes

1.8 milionë euro është kostoja e ndërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Projekti u cilësua jetik për qytetarët e Lipjanit, teksa për përfundimin e këtij investimi kapital pritet të bëhet në vitin 2025.

Me këtë rast, në vënien e gurthemelit të hënën, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt është i rëndësishëm për shkak se Lipjani i ka të trashëguara objekte të vjetra.

Sot po fillon gurthemeli i Qendrës Urgjente dhe Mjekësisë Familjare në Lipjan. Është një prej projekteve më madhore për qytetin tonë dhe për komunën tonë sepse kemi objekteve të vjetra të trashëguara të paraluftës”.

…natyrisht shërbimet shëndetësore kanë pasur vështirësitë e tyre të punës dhe pres që me fillimin e këtij objekti që pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2025 sepse jemi vonë këtë vit, pres që t’i akomodojë të gjithë punëtorët që janë në QKMF do të krijojë kushte shumë më të mira për shërbime më cilësore për qytetarët e Lipjanit”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat