Policia në Shtime mban ligjërata në shkolla, sensibilizon për dhunën

Kosova

Policia në Shtime mban ligjërata në shkolla, sensibilizon për dhunën

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Dega e Policisë së Kosovës në Shtime ka mbajtur ligjëratë për dhunë në familje me nxënësit e shkollave në këtë komunë, gjinore’’me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijësimit.

“Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje”, njofton Policia.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të fushatës ‘’16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore’’ dhe bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi.

“Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, masat ligjore dhe ndëshkimore,  si dhe për pasojat që shkaktohen nga kjo dukuri”, vazhdon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat