ATK me tri shërbime të reja elektronike

Kosova

ATK me tri shërbime të reja elektronike

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:28
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, sot do të bëjë lansimin e tri shërbime të reja elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas një njoftimi të ATK-së, këto tri shërbime elektronike do të ndihmojnë tatimpaguesit të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore, të bëjnë vlerësim të obligimeve tatimore.

Poashtu edhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike.

Në këtë event të ftuar janë përfaqësues nga institucionet e vendit, përfaqësues nga sektori privat, shoqëria civile, si dhe partneret e përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat