Vihet gurthemeli i shkollës “Mustafë Venahri”, Idrizi: Ngritja e cilësisë në arsimit është një nga prioritetet e vazhdueshme të qeverisjes time

Kosova

Vihet gurthemeli i shkollës “Mustafë Venahri”, Idrizi: Ngritja e cilësisë në arsimit është një nga prioritetet e vazhdueshme të qeverisjes time

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 13:28
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës ku janë ndarë 1 milionë euro.

Tutje ai tha se me përfundimin e kësaj shkolle nxënësit do të kenë kushte më të mira për mësim.

“Ngritja e cilësisë në arsim dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore është një nga prioritetet e vazhdueshme të qeverisjes time”, ka shkuruar Idrizi.

Postimi i plotë:

Ndërtimi i shkollës “Mustafë Venhari”

Bashkë me nxënësit e shkollës “Mustafë Venhari” e vumë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, për të cilin kemi ndarë 1,078,258.00 euro.

Me përfundimin e punimeve nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte adekuate për mësimnxënie e mësimdhënie.

Ngritja e cilësisë në arsim dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore është një nga prioritetet e vazhdueshme të qeverisjes time.

#përqytetarët #përnxënësit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat