Moti gjatë ditëve në vijim

Kosova

Moti gjatë ditëve në vijim

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:12
Ilustrim

Që nga orët e para të ditës së enjte, reshje më të shumta shiu pritet të përfshinë vendin. Reshjet vende-vende mund të jenë më intenzive të shoqëruara edhe me bubullimë. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin deri në 4C e 10C. Gjatë ditës fillimisht maksimalet luhaten ndërmjet 10C e 14C, por se deri në mbrëmje pësojnë rënie, e në vise malore priten të reshura dëbore. Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga krahu verior, me hove mbi 10m/s.

Ka një përputhje ndër modele të ndryshme se sasia e reshjeve të jetë ndërmjet 40mm e 50mm, si në pjesë të Dukagjinit dhe rrafshit të Kosovës, e më pak nga Anamorava. Viseve malore sasitë mund të jenë më të larta deri në 70mm, ku një pjesë, orëve të mbrëmjes do bie në formë dëbore duke formuar edhe shtresa të reja bore.

Këto reshje të shumta ka gjasa të shkaktojnë lokalisht përmbytje të shpejta, apo edhe vërshime të prrockave.

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe ditën e premtë kohëpaskohe, që me rënie të temperaturës, më vonë të shndërrohen në borë. Mot i ftohtë parashihet ditën e shtunë, me erë të fuqishme veriore, vende-vende me reshje të dobëta bore. Temperaturat luhaten ndërmjet -2C e 1C. Nga dita e diel pritet të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin deri në -5C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 6C, të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat