“Gjilani trefish më shumë buxhet sesa kryeqyteti”, ankohen kryetarët e Prishtinës, Obiliqit e Lipjanit

Kosova

“Gjilani trefish më shumë buxhet sesa kryeqyteti”, ankohen kryetarët e Prishtinës, Obiliqit e Lipjanit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin për vitin 2024, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahemti, nuk janë pajtuar me ndarjen buxhetore që ka bërë Qeveria për komunat që drejtojnë. Ata thanë se ndarja e buxhetit nuk ka qenë e drejt, pasi që sipas tyre, ky projektligj është i orientuar politikisht.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se janë mirë sa i përket financave dhe për këtë arsye mesiguri niveli qendror i ka dhënë përparësi Gjilanit.

Rama: Gjilani trefish më shumë buxhet sesa kryeqyteti

“Jemi në gjendje të mirë dhe kemi mundësi të mëdha që t’i vetëfinancojmë investimet tona, me siguri kështu e ka parë edhe niveli qendror ku në aspektin buxhetor i ka dhënë përparësi Gjilanit, me siguri i duhet Gjilanit dhe i ka dhënë përparësi Shtimes, të cilat dytë kanë marrë, Gjilani trefish më shumë sesa kryeqyteti, Shtimja më shumë se kryeqyteti, mirëpo po them se këto janë buxhetimet të nivelit qendror dhe çdo investim në kryeqytet është i mirëseardhur, ne kemi marrë faktikisht diku rreth 10 euro për person, qytetar, ndërsa në Gjilan janë 85 euro për qytetarë”, tha ai, duke shtuar se nuk do të merren me ndonjë ankesë tek institucionet e nivelit qendror, pasi kanë shumë punë dhe mundësi.

Kryetari i Komunës së Podujevës-Shpejtim Bulliqi tha se beson që shpërndarja e buxhetit nga ana e Qeverisë, është bërë në mënyrë normale, duke thënë se do të kërkojnë që edhe ndonjë projekt të mbështetet nga Qeveria.

Bulliqi: Ndoshta disa komuna mund të kenë përfituar më tepër buxhet

“Është një shpërndarje normale e buxhetit dhe sigurisht që ndoshta edhe nga komunat mund të ketë përfituar diçka me tepër, por nuk është diçka që mbahet për herë të parë po e them në shpërndarjet buxhetore, unë mundem të flas si komunë, besoj që në mesin e atyre komunave që kemi një shumë të caktuar të buxhetit që është ndarë për të realizuar projektet e viti 2024 dhe besoj që jemi në mesin e atyre komunave në nivel vendi që kanë marrë të përkrahin një varg projektesh për 2024...Sigurisht që kërkesat tona kanë qenë shumë më të mëdha, mirëpo duke pasur parasysh mundësit buxhetore, unë mendoj që janë përkrah ato projekte që janë vlerësuar si më të rëndësishme për qytetarët e komunës tonë...Ne nuk kemi nevojë të paraqesin ankesë sepse këto probleme nuk zgjedhën përmes ankesave, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me nivelin qendrorë dhe normal do të kërkojmë brenda mundësive që edhe ndonjë nga projektet gjatë viti në proces të realizimit varësisht se si do të ecë ecuria e shpenzimeve buxhetore, mund të kërkojmë që ta ndihmojnë në këtë aspekt”, tha ai.

Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmenti ka thënë se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është tepër e hapur dhe se nuk beson që do të drejtojnë ndonjë ankesë, përveç se do të vazhdojnë me mjete e tyre.

Ahmeti: Buxheti i orientuara politikisht

“Nuk është e drejtë sepse nuk mendoj që është vepruar drejt në proporcione me numërimin e popullatës, në proporcione me territorin gjeografik që kanë komunat dhe me problemet që i kanë të pa zgjidhura. Tani është rritur kjo diferenca e mbështetjes jashtëzakonisht shumë dhe vitin që vjen 2024, vërtet është një buxhet tepër i drejtpërdrejt të orientuara politikisht, ndoshta edhe më përpara ka pasur....Nuk është viti i parë edhe në vitin 2023 ne kemi qenë 00 të mbështetur, janë projekte që kanë filluar ndoshta në vitin 2018/2019 me maramendume të asaj kohe të cilat kanë vazhduar shumë ngadalë ose e kemi projektin e një shkolle të mesme në Lipjan, e cila është e kontraktuar më 2019 dhe agjendën buxhetore të kësaj qeverie është paraparë edhe 3 vite të ndodhë vetëm faza e dytë që i bie investimet jo të vrazhda në atë shkollë....Nuk e di cilat janë hapat e mëtutjeshëm, do të veprojmë me buxhetin tonë siç e kemi, do të zhvillojmë projektet tona që i kemi tutje, përndryshe tani për tani nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Obiliqit-Xhafer Gashi ka thënë se për këtë vit, komuna jonë e ka shpenzuar buxhetin pothuajse në total, derisa shtoi se për buxhetin e vitit 2024, do të kërkojnë takim me institucionet e nivelit qendrorë, pasi buxheti i ndarë nuk është i mjaftueshëm.

Gashi: Kërkesat tona kanë qenë më të mëdha për planifikim e viti të ardhshëm, por nuk kanë gjetur mirëkuptim

“Kërkesat tona kanë qenë shumë më të mëdha për planifikim e viti të ardhshëm, mirëpo ja që nuk kanë gjetur mirëkuptim. Ne kemi përfituar 330 mijë, mirëpo Komuna e Obiliqit ka filluar disa projekte që janë në të mirë të qytetarëve dhe që kanë inpakt edhe në ambient, por ja që nuk kanë gjetur mirëkuptim, ne e kemi adresuar përveç kërkesës në Qeveri, kemi adresuar edhe te grupet parlamentare, pastaj edhe në komisionin parlamentar dhe i kanë trajtuar, por me sa kemi informacione deri më tani nuk e ka ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtime. Do të ishte mirë që Komuna e Obiliqit të përfitonte, të rikthente realisht marrëveshjen që e kemi pasur si zonën industriale për asfaltimin e rrugëve atje dhe të ketë mbështetje financiare në projektin e ngrohjes qendrore sepse është një projekt me të vërtetë shumë i kushtueshëm, por është shumë i domosdoshëm, sidomos për zonën e Obiliqit që konsiderohet një zonë shumë e ndotur”, tha ai.

Përndryshe, projektbuxheti i Qeverisë në vlerë mbi 3.3 miliardë, po shqyrtohet sot në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, e ku për komunat janë paraparë 742 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat