​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Mbahet Kampionati Evropian i Xhudos. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 09:00)

Lëvizja VETËVENDOSJE! mban mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Objekti i Bibliotekës Qendrore Universitare, salla koncertale, Prishtinë, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e LDK-së Gjilan, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Bujqësisë, Plator Gërdovci vizitojnë dy fermere gra në Dabishevc e Prapashticë, dhe një bujk, të cilët janë përfitues të subvencioneve nga kryeqyteti për lopë qumështore, bletari dhe serrë prej 5 ari. (Ora 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat