QKMF-ja në Vushtrri bëhet me dy automjete të reja

Kosova

QKMF-ja në Vushtrri bëhet me dy automjete të reja

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Vushtrria nga sot do të ketë në dispozicion dy automjete të reja, të cilat do të përdoren nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se dy automjetet e blera do të përdoren për transportin e pacientëve në hemodializë dhe për realizimin e vizitave shtëpiake.

“Investimi në shëndetësi, që pacientët të marrin shërbime adekuate shëndetësore dhe personeli mjekësor të ketë kushte të dinjitetshme për punë, vazhdon të jetë prioritet i qeverisjes time”, ka shkruar Idrizi.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat