Vitia: Vdekshmëria e foshnjave është rreth 7 promil

Kosova

Vitia: Vdekshmëria e foshnjave është rreth 7 promil

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 00:51
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për vdekshmërinë e foshnjave, ku mohoi në saktësinë se vdekshmëria në 16 promil. Sipas tij, vdekshmëria e foshnjave është rreth 7 promil.

Vitia foli edhe për aspekte të parandalimit të sëmundjeve, ku përmendi kalendarin e vaksinimit, ku është pesëfishuar buxheti për vaksina, si dhe parandalimin në disa sëmundje.

Ai përmendi se rreth 10 milionë investime ka ndodhur në klinika, sipas tij, më neuralgjike,në Onkologji, në aparatura, etj.

Ministri Vitia ftoi deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, që të vizitojë klinikat në SHSKUK e të shikojë gjendjen në të cilën ndodhet tani ky institucion shëndetësor.

Vitia tha se në mbledhjen e radhës së qeverisë do të procedohet edhe statuti i ri i SHAKUK-së, ku QKUK do të jetë identitet më vete.

Ai, mes tjerash, foli për numrin e institucioneve shëndetësore në vend ku janë mbi 2000 sish dhe 12 inspektorë shëndetësorë.

Ministri Vitia përmendi edhe specializantët, të cilët janë pranuar rreth 359 veta, duke eliminuar, sipas tij, të gjitha subjektivizmat në pranimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat