Kurti e Nagavci vizitojnë dy ndërmarrje që po e mbështesin zbatimin e mësimit dual

Kosova

Kurti e Nagavci vizitojnë dy ndërmarrje që po e mbështesin zbatimin e mësimit dual

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 09:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të premten kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat po e mbështesin zbatimin e mësimit dual.

Të dy nga afër kanë parë mësimet që po i marrin nxënësit në këto ndërmarrje. Kurti tha se vizita të tilla do të realizohen në vazhdimësi dhe se mësimi dual është mundësi e mirë që nxënësit të njihen me atë që e mësojnë në teori.

Përderisa ministrja Nagavci, tha se Ministria e Arsimit po punon nxënësit të aftësohen për tregun e punës.

Më pas të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve simbolike për fituesit e garave në nivel vendi dhe fituesit e garave kredibile në nivel ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat