Urimi i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, me rastin e festës së Krishtlindjeve katolike

Kosova

Urimi i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, me rastin e festës së Krishtlindjeve katolike

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:12
Besim Kelmendi

Të nderuar besimtarë katolik,

Me rastin e kremtimit të festës së Krishtlindjes, Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira me shpresën se kjo festë do të sjell prosperitet dhe do t'i gjejë familjet tuaja me shëndet, harmoni dhe plot dashuri. 

Le të jetë kjo festë një moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore, ku shpresa dhe gëzimi na japin besim në të mirat e jetës, kulturën dhe idealet e qytetërimit.

Gëzuar dhe për shumë mot! 

Me respekt,

Besim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat