Nënshkruhet marrëveshja e nën-huazimit me KOSTT për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII - Përmirësimi i rrjetit të transmetimit” me vlerë 25.5 milionë euro. Në takim do të kenë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Conrad, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri.(Salla P38, ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 318-të. (KGJK, ora 09:00)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencë përmbyllëse për media në të cilën do të shpalos të arriturat e deritanishme, zhvillimet, gjendjen aktuale, si dhe planet për vitin e ardhshëm. (Objekti i MBPZHR, ora 10:00.
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e 12-të. (KK Rahovec, ora 10:00)
Kuvendi Komunal në Drenas mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Antigona Bytyqi mban mbledhjen me anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). (“Shtëpinë e Bardhë”, ora 10:00)
Komuna e Ferizjat mban tryezë me diasporën me qëllim të informimit për mundësitë potenciale ekonomike qe ofron komuna e Ferizajt. (Hotel “Rubis” në Ferizaj, ora 10:00)
Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica" Sh. A. mban konferencë për media. (Objekti administrativ KRU "Mitrovica" në Suhodoll të Mitrovicës, ora 10:00)
Demokraci Plus (D+) mban konferencë për media. (Zyret e Demokraci Plus (D+), rruga Bajram Kelmendi, ora 10:00)
UNI - Universum International College laureon me çmim për Global Leadership, djalin e Presidentit turk Erdogan, Necmeddin Bilal Erdogan. (Kampusi Lipjan, ora 10:15)
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, viziton fermerët në fshatrat, Drenoc, Barilevë dhe në Lebanë, të cilët janë përfitues të subvencioneve nga Kryeqyteti Prishtina, për lopë qumështore, serrë prej 5 ari dhe mekanizma bujqësore. (Ora 10:30)
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Ndërtesën e Kuvendit, salla e Grupit Parlamentar, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
Qendra e simulatorëve “Sim Race Kosova” mban event për fundvit. (Rruga e UÇK-së në Prishtinë, ora 18:00 – 22:00)