Aliu: Aksi rrugor Prishtinë - Podujevë është vënë në rrugën e duhur

Kosova

Aliu: Aksi rrugor Prishtinë - Podujevë është vënë në rrugën e duhur

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 21:28
Foto nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se po vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë - Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

“Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ministri Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat