Për braktisjen e fesë islame u mbajt takimi i radhës në Hotelin Grand-Prishtinë

Kosova

Për braktisjen e fesë islame u mbajt takimi i radhës në Hotelin Grand-Prishtinë

Nga: Asllan Dibrani   Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Për braktisjen e fesë islame u mbajt takimi i radhës në Hotelin Grand-PrishtinëNisma e Deçanit ishte një shkëndijë që nxiti dhe  ndezi alarmin për këtë rrezik dhe mobilizoi atdhetarët shqiptarë kudo që janë në trojet tona. Për braktisjen e fesë islame u mbajt  takimi i radhës më 27 dhjetor 2023 në Hotelin Grand Prishtinë.

Kjo Lëvizje  mbajti shume takime  , dha shume kumtesa  ,intervista  debate   dhe prononcime  lidhur me  fenomenin “ Islamizmi  fetar  rrezik  i Kombit” ,prandaj në saje të kësaj nisme  u mbajt edhe takimi  i radhës  në hotelin Grand në  Prishtinë,  ku ishte  një sallë  shumë   e vogël për ti nxënë të  interesuarit edhe se organizatoret janë  munduar  qe  vetëm një  numër te  vogël ta ftojnë dhe ta lejojnë  në takim për shkak te sallës.  

Ekstremizmi fetar islamik qe veproj  lirshëm qe disa vite  nxiti  formimin e Iniciativës qytetare në Deçan, për braktisjen e këtij fenomeni aq brutal e  ekstrem kundër vlerave tona  kombëtare!!! 

Image
Foto nga mbledhja

-Lëvizja qytetare e  braktisjes së fesë islame  ka lindur pikërisht  si kundër ofensive e ekstremit islamik  më qellim qe të mbrojnë, ruajnë familjen, shoqërinë, vlerat kombëtare dhe njerëzore shqiptare  nga kjo ideologji e keqe, qe ne mënyrë klasike po e shtrinë ligjin e sheriatit në vend, dhe manipulimin e të rinjve dhe të rejave drejt përshkallëzimit  te ç ‘thurjes nga kultura jonë kombëtare!?.  

-Ideologji qe nuk njeh komb, flamur e atdhe duhet braktisur, gjykuar dhe demaskuar sa më parë nga trojet tona qe ka ardhur përmes  forcave antikombëtare përmes shteteve aleate Rusisë ,Serbisë dhe shteteve islamike qe nuk  e njohin  Kosovën si shtet, as si etni duke  fyer emblemat me eminente te kombit tonë heroik. 

Image
Foto nga mbledhja

Takimin e hapi njeri nga themeluesi e Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Islamit, Vesel Lekaj. 

Ai para të pranishmëve e mbajti një ligjëratë  me temën  “Identiteti kombëtar në rrezik nga Ekstremizmi islamik” 

 Themeluesi i Lëvizjes për “Braktisjen Vullnetare të Islamit”, Vesel Lekaj, foli mbi atë që po ndodh në Kosovë, mbas themelimit te “Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Islamit në Kosovë” e cila synon braktisjen vullnetare nga feja islame që ka në fokus konsolidimin e shqiptarizmit. Ai ma tutje  u shpreh se ditën e sotme u thirrën aktivistë pjesëmarrës të nismës së Deçanit, ku qëllimi ishte të konsultoheshin për hapat e dhe organizimin e  mëtejshëm te kësaj Lëvizje si gjithëkombëtare për ti mbrojtur dhe kultivuar  vlerat tona. 

Takimi konfirmoi nismën e Deçanit, veçse kjo çështje që ka filluar duhet të mbulojë gjithë territorin e Kosovës, për vlerat tona dhe tha se ne nuk mund të lejojmë që identiteti kombëtar të rrezikohet. Për ne të rrezikshme janë dy fenomene që janë paraqitur tek ne, feja myslimane dhe ortodoksimi serb përfundoj nder te tjera zoti Vesel Lekaj . 

Fjalën e morën edhe disa të pranishëm qe kishin dhënë kontribute të më hershme në fushën   kombëtare, tani me theks të veçante duke e mbrojtur vendin nga këto forca shumë primitive antikombëtare të financuara nga jashtë. 

"Kjo nismë ishte një kambanë e fuqishme ndërgjegjeje, por tepër e vonuar, për të zgjuar popullin nga kjo agoni, në të cilën e ka katandisur propaganda e këtyre forcave islamike radikale.  

Pushteti në Kosovë dhe organet kompetente po edhe Partitë politike janë strukur dhe po heshtin pran një fenomeni destriktiv ekstremist, radikal dhe shumë antikombëtar ,prandaj  i ftojmë  qe sa me parë të jenë pran popullit dhe vlerave tona  kombëtare,sepse këto forca antikombëtare  lirisht mund te krahasohen me pasoja baras me luftën frontale qe kishim  direkt me Serbinë ... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat