Vërshimet vdekjeprurëse të 2023, nevojë urgjente për investime në parandalim

Kosova

Vërshimet vdekjeprurëse të 2023, nevojë urgjente për investime në parandalim

Më: 1 janar 2024 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Pamje apokaliptike u panë në qytete të ndryshme të Kosovës gjatë vitit 2023.

Fillimisht Skenderaj e më vonë Peja,  u goditën nga vërshime të përmasave të papara në dekadat e fundit, që për fat të keq, morën edhe jetë njerëzish.

Mbrëmja e 24 qershorit, ishte tronditëse në veçanti për familjen Ademaj, që humbën 2 anëtarë të familjes.  Mirsada e Dioni, nënë e bir, ishin viktima tragjike të vërshimeve.

Shtëpi të shkatërruara e dëme të mëdha në  infrastrukturë kishte gjithandej.

“Si Komunë përkatësisht komisioni i vlërsimit te dëmeve i ka përfundu te gjitha procedurat e vlersimit të dëmeve dhe i ka dorzu në misnitri, nga misnitria kemi marr sinjal që janë nda mjetët për kopenzim ku vlera e kopenzimit do te jet 90%, pritet me u egzekutu mjetët te të demtuarit po ne baz informetave ende nuk jan egzekutu. Familja Ademaj janë njera nder familjet që do të kopenzohet nga këto mjete ata janë tu banu në shtëpi që nuk ka qen e dëmtume dhe një shtëpi tjeter që e kanë reabilitu mbas vërshimeve”, ka deklaruar Faik Zekaj-Zëdhenës i Komunës së Pejës.

Situatë të ngjshme, por pa humbje jetësh, kaluan krejt në fillim të vitit komuna si Skenderaj, Mitrovica, Gjakova e të tjera përreth.

Rrugë të shndërruar në lumenj, shtëpi private e biznese përplot ujë e qytetarë që tentonin të shpëtonin atë që mundnin.

Vetëm Skenderaji, sipas përllogaritjeve nga zyrtare komunal kishte dëme që shkonin në  15 milion euro, e një pjesë e tyre u kompenzua vetëm në muajin dhjetor nga Qeveria.

“Janë nda vetëm për ekonomi familjare ndërsa për infrastruktur dhe bujqësi ende nuk janë ndarë nga Qeveria me sa kom informacione. Te bizneset ende nuk ka diqka konkrete. Kemi një fabrik të zogjëve dhe pulave që sot është jashtë funksionit, shkaku i vërshimeve të janarit”, ka thënë Fadil Nura-Kryetar I Komunës së Skenderajit.

Duke parë që mjetët po vonoheshin nga institucioni qendrore, disa nga komunat kishin ndarë mjete nga buxheti  tyre që tu dilnin në ndihmë banorëve të tyre.

Edhe qeveria, në dy raste ndau mjete për kompensim të dëmeve.

Por fatkeqësitë natyrore, nxorrën në pah edhe një herë tjetër dobësitë në infrastrukturë, në veçanti atë që prek ujin, duke ngritur nevojën për investime të vazhdueshme, që së paku, të evitohen humbjet e jetëve të njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat