Mëngjesi sot me shi, gjatë ditës ndryshon moti

Kosova

Mëngjesi sot me shi, gjatë ditës ndryshon moti

Më: 2 janar 2024 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar se java e parë e vitit 2024, parashihet të jetë me mot të butë dhe reshje shiu kohë pas kohe.

“2.01 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

3.01 – Kryesisht me vranësira. Paradite reshje të dobëta lokale shiu.

4.01 – Pjesërisht vranët dhe më butë. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

5.01 – Kryesisht me vranësira.

Erëra kryesisht jugore-jugperëndimore frynë këtë javë me hove edhe mbi 10m/s nga dita e mërkurë dhe enjte.

Shtypja atmosferike në rënie dhe luhatet përreth vlerave normale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat