Siguria në trafik, Policia kontrollon rreth 550 automjete dhe konfiskon 76 patentë shofer

Kosova

Siguria në trafik, Policia kontrollon rreth 550 automjete dhe konfiskon 76 patentë shofer

Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:33
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara ka realizuar rreth 550 kontrolle të automjeteve, derisa dhjetëra shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Në një njoftim, Policia ka bërë apel te të gjithë shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë rregullat.

“Gjatë 24 orëve të kaluara nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat në trafik.

Janë realizuar 547 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 76 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat