Dimri i vërtetë në Kosovë vjen javën e ardhshme

Kosova

Dimri i vërtetë në Kosovë vjen javën e ardhshme

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka paralajmëruar dimrin e vërtetë nga java e ardhshme.

Në njoftimin e ASHNA-së bëhet e ditur se temperaturat do të shkojnë deri në -8 gradë celcius.

“Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellur edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve” thuhet në njoftimin e ASHNA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat