​Ngjarjet e datës 10 janar

Kosova

​Ngjarjet e datës 10 janar

Më: 9 janar 2024 Në ora: 22:22
Arbërie Nagavci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, mban ceremoninë për nënshkrimin e Konsulencës për Implementim (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike). Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e Përfaqësues të lartë nga Banka Gjermane për zhvillim KFË në Kosovë. (Objekti i KRU “Prishtina”, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Dhomat e Specializuara në Hagë, ora 09:30)

Mbahet konferenca "Sigurimi i cilësisë në përgatitjen e mësimdhenësve të rinj" ErasmusPlus. (Objekti i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, ora 10.00)

Nis gjykimi serbit Dragisha Milenkoviq, nën akuzën për “krime të luftës kundër popullatës civile”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci viziton komunën e Kamenicës. Vizita do të realizohet sipas kësaj agjende:

13:00-13:15-Vizitë tek palestra e re në Koretin

Palestra në Koretin është investim i plotë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe arrin vlerën e 330 mijë eurosh.

13:15-13:30-Vizitë tek çerdhja e re në Koretin

Çerdhja e re në Koretin është gjithashtu investim i Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe arrin vlerën e 741 mijë eurosh.

13:30-14:00-Vizitë në shkollën SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva”

Vizitë në kabinetin e teknologjisë për të parë nga afër punën dhe prezantimin e punimeve të nxënësve

14:00-14:35-Promovimi i librit ‘strip comic’ të titulluar “Air Guardian”nga autorët Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat