​121 gjoba për thyerjen e ligjit kundër duhanit

Kosova

​121 gjoba për thyerjen e ligjit kundër duhanit

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:34
Ilustrim

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë, ka filluar me intensitet të lartë zbatimin e masave mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit publik nga pirja e duhanit dhe masave tjera për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Vetëm nga data 4 deri më 12 janar, janë kryer mbi 294 inspektime dhe janë shqiptuar 121 gjoba.

Të gjitha subjektet kanë qenë të informuara dhe paralajmëruara me kohë se nuk do të tolerohet thyerja e ligjit, thuhet në postimin e MSH-së në Facebook.

Ministria fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje të ligjit të duhanit në faqen e MSH-së në Facebook apo në ueb faqen zyrtare, te rubrika “Raporto”.

Ndryshe, deri në 3 mijë euro e kapin vlerën gjobat ndaj atyre që shkelin Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, pas presionit të lartë të gjakut.

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 mijë janë jo duhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat