​Rama nderon kameramanin Kllokoqi që i tregoi botës masakrën e Reçakut

Kosova

​Rama nderon kameramanin Kllokoqi që i tregoi botës masakrën e Reçakut

Më: 15 janar 2024 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar sot mirënjohje kameramanit, Sylejman Kllokoqi, i cili filmoi masakrën e Reçakut dhe i tregoi botës për tmerrin e 15 janarit 1999.

Në atë kohë Kllokoqi ishte kameraman në agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.

Kryetari Rama tha se ka nderin t’i ndan mirënjohje kameramanit Kllokoqi për punën që ai ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama: Nuk mundemi me asgjë me ju shpërblyer për ata që keni bërë

Si kryetari i kryeqytetit e kam nderin me e shpreh mirënjohjen në emër të administratës të Kryeqytetit, në emër të qytetarëve të cilët i reprezentoi për punën e madhe që keni bërë, e cila me siguri ka qenë një pikë kthyese për të gjithë popullin tonë..01’49 Çka keni bë ju është shumë më madhore, nuk mundemi me asgjë me ju shpërblyer çka keni bërë,” tha Rama.

Kllokoqi ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij gjatë luftës në librin “Në 7 lufta”.

Sylejman Kllokoqi shtoi se është hera e parë që merr një shpërblim nga institucionet e Kosovës. E këtë mirënjohje ai e quajti ‘si çmim Oscar’.

Kllokoqi: Një dhuratë pothuajse si Oscar, s’e qyteti po të nderon

“A ka më mirë se nga kryetari i qytetit tim të marrë një mirënjohje, kjo është hera e parë nga institucionet që marrë një shpërblim. Prandaj me të vërtetë kur më erdh ky lajm dje ishte për mua një dhuratë pothuajse si Oscar, s’e qyteti po të nderon”, shtoi ai.

Në fund kryetari i Prishtinës, Rama falënderoi edhe ‘Associated Press’ që në atë kohë ka publikuar lajme për luftën në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat