Parashikimi i motit për fundjavë, e shtuna me borë ndërsa e diela me diell

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë, e shtuna me borë ndërsa e diela me diell

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti në Kosovë gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa, të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 .

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat