Lëshonin dokumente ilegale, mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Kosova

Lëshonin dokumente ilegale, mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:11
Lëshonin dokumente ilegale, mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot në fshatin Vranisht të Dragashit janë mbyllur katër komuna paralele, që kanë operuar ilegalisht vite me radhë.

Nw llogarinw e tij nw Facebook, Krasniqi ka shkruar se në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, të Suharekës, të Rahovecit dhe të Dragashit.

Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat