​DHTIK zhvilloi takim me ministrin Aliu, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në TIR dhe CEMT

Kosova

​DHTIK zhvilloi takim me ministrin Aliu, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në TIR dhe CEMT

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:32
Foto nga takimi

Mos anëtarësimi i Kosovës në International Transport Routs (TIR), lobimi për anëtarësim të Kosovës në organizatën CEMT, taksa ekologjike për rimorkio, çështja e kalimit nga tahografët analog në ato digjital, kërkesa e bizneseve që kontrolli teknik i automjeteve të bëhet çdo dymbëdhjetë (12) muaj, lejet e transportit për vitin e ardhshëm të jenë të gatshme në fund të vitit aktual, minimizimi i procedurave burokratike për bizneset, vonesat në procedurat për pëlqime dhe leje mjedisore e ujore, brengat e sektorit të asfaltimit të rrugëve si pasojë e ngritjes së çmimeve në treg të materialit bazë si dhe mosnjohja e patentë-shoferëve nga disa vende të BE-së ishin disa nga çështjet të cilat u diskutuan në mes përfaqësueseve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, bizneseve anëtare të DHTIK me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut.

Në komunikatën për media të DHTIK thuhet se ministri i Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Librun Aliu me rastin e zhvillimt të takimin me përfaqësuesit dhe bizneset anëtare të DHTIK, falënderoj Dhomën për përcjelljen e rekomandimeve dhe bashkëpunimin ku theksoi se aktualisht janë duke punuar në kalimin nga tahografët analog në atë digjital, ndërsa tutje shtoi se në kordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë duke punuar për anëtarësim në TIR dhe CEMT.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi theksoi se është nevojë urgjente trajtimi i këtyre kërkesave të cilat janë barrierë për vazhdimësinë e punës së bizneseve, në mesin e të cilave potencoi taksën doganore për makina të reja me derivate lirohen nga kjo taksë, kurse e njëjta nuk vlenë për makinat elektrike.

Më tej në komunikatë thuhet se kryetari Krasniqi poashtu theksoi edhe mungesën e funksionalizimit në sistemin e ATA CARNET.

Nga ana tjetër Anëtari i Bordit të Dhomës Idriz Zejnullahu në kuadër të takimit veçoi se çështjen e dhënies së pëlqimeve mjedisore, ku ka vonesa të shumta për marrje të përgjigjeve pavarësisht a është pozitive apo negative.

Zejnullahu si çështje të rëndësishme adresoj edhe mungesën e objekteve për mbajtjen e Dëgjimeve Publike siç është paraparë nga MMPHI e që në Komunën e Graçanicës dhe Novobërdës një proces i tillë është duke u penguar nga komuniteti serb të cilët objektet nuk i lirojnë për Dëgjime Publike.

“Pronari i biznesit anëtar “RailTrans” Besir Çmega në mes të tjerash në këtë takim potencoi se duhet të lobohet sipas kanaleve diplomatike për anëtarësim në TIR dhe CEMT. Po ashtu, Çmega ka thënë se duhet të bëhet diferenca tek kontrolla teknike varësisht nga automjetet dhe viti i prodhimit/vjetërsia e tyre”, thuhet në komunikatë.

Këshilltari i ministrit për Transport Edison Mavraj para të pranishmëve paraqiti çështjet në të cilat MMPHI aktualisht është duke i shtjelluar dhe njëkohësisht veçoi se është i gatshëm për bashkëpunim me DHTIK.

Ndërsa me këshilltarin politik të ministrit, Visar Shehu u trajtua problematika e bizneseve të peshkut dhe taksës së dyfishtë që këta të fundit detyrohen të ta paguajnë tek KRU dhe tek MMPHI-a

Me këtë rast DHTIK rekomandoi që taksa të paguhet varësisht nga shfrytëzimi i infrastrukturës (gypave) tek KRU si dhe MMPHI të ketë parasysh nevojat e shfrytëzimit të ujërave nga bizneset e këtij sektori dhe të njëjtëve të ju lehtësohet puna dhe të shtyhen para.

Më tej në komunikatë thuhet se DhTIK shprehu gaditshmërinë për të bashkëpunuar me ekipet e MMPHI-së për të avancuar çështjet me rëndësi për biznesin, duke ndihmuar në sigurimin e ekspertizave të nevojshme dhe lobimin në rajon siç është çështja me Bosnje e Hercegovinën për vizat.

Poashtu, ministri Aliu e vlerësoi shumë të rëndësishëm kontributin që Dhoma dhe bizneset anëtare mund të japin në ndihmë të zhvillimit të proceseve të ndryshme.

Në këtë takim Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u përfaqësua nga kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi, anëtarët e Bordit, Idriz Zejnullahu dhe Agon Makolli, drejtoresha Zana Beqiri, zyrtaret Mirjeta Shala e Fjolla Smaili dhe biznesi anëtar “Rail Trans” me pronar Besir Çmega. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat