Mbi 20 mijë familje kanë pranuar ndihma sociale në dhjetor të 2023

Kosova

Mbi 20 mijë familje kanë pranuar ndihma sociale në dhjetor të 2023

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Në dhjetor të vitit 2023, 20 mijë e 379 familje kanë marrë asistencë sociale.

Ky numër sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është më i ulët se në janar dhe në shkurt të vitit 2023.

Në janar 2023 numri i familjeve që merrnin ndihma sociale ishte 22 mijë e 571 ndërsa në shkurt 22 mijë e 376.

Ndërsa komuna e cila paraprinë me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 1967 familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat