​Ngjarjet e datës 5 shkurt

Kosova

​Ngjarjet e datës 5 shkurt

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Punëtorët teknikë të sektorit privat që kryejnë shërbime për disa shkolla të komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë me afat të pacaktuar, shkas maltretimi i tyre me paga dhe ato shumë të vogla. (Ora 8:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00. Pas takimit ata do të mbajnë konferencë për media)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius do të vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH). (Pomozatin, ora 15:00)

Promovohet Monografia e parë dedikuar kancerit të gjirit, një bashkëpunim ndërmjet QKLKGJ JETA/VITA dhe Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, SHOK. (Biblioteka Kombëtare e Kosovë, Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat