Katër vjet nga vdekja e Nexhmije Pagarushës – Çeku, Nagavci e Kërveshi vizitojnë familjen e saj

Kosova

Katër vjet nga vdekja e Nexhmije Pagarushës – Çeku, Nagavci e Kërveshi vizitojnë familjen e saj

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 10:59
Foto nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe anëtaren e “Gratë për Vetëvendosje”, Nazan Kërveshi, kanë vizituar familjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Vizita është realizuar në përvjetorin e katërt të shkuarjes në amshim të artistes.

Ata u pritën nga vëllai i Nexhmijes, Tarik Pagarusha dhe bashkëshortja e tij Lulja.

“Bashkë e kujtuan figurën e shquar të Nexhmije Pagarushës, veprimtarinë e saj, dashurinë që kishte për muzikën dhe krijimtarinë artistike që la pas”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat