​Pagat e ulëta: Futen në grevë rreth 260 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik të UP-së

Kosova

​Pagat e ulëta: Futen në grevë rreth 260 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik të UP-së

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve, nga sot (e mërkure) kanë hyrë në grevë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët. Azemi për KosovaPress tha se greva e punëtorëve teknik dhe fizik ka nisur në të gjitha fakultetet dhe në Qendrën Studentore. Numri i tyre në total është 260 punëtorë.

Azemi: Janë rreth 260 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik në grevë

“Të jeni të bindur se sa do të zgjasë kjo grevë nuk e dimë këtë e dinë rektorati ne dimë diçka pa u përmbushur kërkesat tona ne në fakt nuk i kthehemi punës. D.m.th. rektorati është ai që e përcakton kthimin në vendet e punës janë rreth 260 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik në grevë të Universitetit të Prishtinës, kërkesa e tyre elementare është rritja e pagës, në fakt që nga fillimi i dialogimit rektorati na ka premtuar që do të këtë një rritje nga 15 për qind nga paga që e kemi pasur paraprakisht por megjithatë, kjo nuk e përmbush as kriterin elementar dhe punëtorët janë të vendosur që të shkojnë deri në fund dhe nëse nuk i shihet fundi atëherë këta punëtorë do t’i lëshojnë vendet e punës dhe do të shkojnë në ndonjë vend tjetër, sepse kjo fuqi po e ka vlerën më të madhe se e afron rektorati. Paga minimale e këtyre punëtoreve duhet të jetë 400 euro, siç e kemi paralajmëruar pothuajse 1 vit rresht sepse ne nuk kemi hyrë në atë kohë në grevë, kemi bërë kërkesa për takime, kemi bërë protesta dhe sipas të gjitha gjasave ata po themi në aspektin shumë të shkurtër e kanë nënçmuar fuqinë tonë punëtore. Edhe nesër do të vazhdojë, greva do të vazhdojë deri në përfundim të këtij procesi, pasnesër do të merret vendim për ndërrimin e strategjisë, prap do të vazhdojë greva por prap do të ndryshojmë në strategjinë tonë”, tha Azemi.

Kurse, Bexhet Votaj, punëtor i sigurimit fizik tha për KosovaPress se shkaku i pagës së ulët dhe se rritja për 15 për qind nuk është e mjaftueshme për ta.

Votaj: Kjo rritje 15 për qind nuk i përmbush kërkesat tona me çmimet që janë tani

“Ne grevën e kemi filluar vetëm për shkak të rritjes të pagave, tani është tenderi i kompanive dhe kompanitë sigurisht e kanë tri vite ose tre plus një, i marrin tenderët nga rektorati dhe na kanë ofruar një pagë shumë të ulët, që do të ketë 15 për qind rritje, ajo nuk i përmbush kërkesat tona në krahasim me çmimet që janë dhe tani nëse kjo merret një vendim me këtë 15 për qindëshin atëherë nuk ka asnjë gjë nga ajo punë sepse tre vite me 15 për qind, ku janë çmimet çdo ditë”, u shpreh Votaj.

Paga e kushte më ta mira kërkon edhe Riza Shala, përfaqësues i Sindikatës Private të Kosovës. Shala potencoi se punëtoret teknik kërkojnë të kenë kushte të barabarta me punëtoret teknik që janë të punësuar në kuadër të shtetit.

Shala: Grevës ia kemi filluar, jemi të pa kënaqur më paga

“Grevës ia kemi filluar jemi të pa kënaqur më paga me rritjen që e ka bërë UP (Universiteti i Prishtinës), fitojnë tenderë firma tri apo pesë vite bëjnë rritje 15 për qind dhe ne nuk jemi të kënaqur me këtë rritje të pagave...07:18 As më shumë e as më pak dëshirojmë kushte të barabarta më punëtoret teknik që janë të punësuar në kuadër të shtetit, aq jemi duke kërkuar një pagë të njëjtë si ata sepse në gjithë botën, ka privatizim mirëpo nuk janë të diskriminuar si në Kosovë që janë punëtoret në kompania private”, u shpreh Shala.

Ndërkaq, sipas Azemit greva do të vazhdojë edhe nesër, kurse të premten do të ndërrohet strategjia e grevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat