IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim kundër kancerit të qafës së mitrës

Kosova

IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim kundër kancerit të qafës së mitrës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës.

Në një thirrje të publikuar në Facebook, IKSHPK ka renditur disa nga arsyet se pse duhet marrë vaksinën kundër Human Papilloma Virusit (HPV).

“Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSH-së. Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030”, thuhet në këtë postim.

Tutje theksohet se Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat