Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Kosova

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, tri raste të dhunës janë raportuar në Ferizaj, dy në Prishtinë dhe një në Pejë.

Raporti i plotë për të gjitha rastet:

Prishtinë 24.02.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare raporton se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës. Rasti nën hetime.

Prishtinë 24.02.2024-14:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se, i dyshuari kosovar -bashkëshorti i saj, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike, shantazh dhe kanosje ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtërpcë / 24.02.2024-01:00. Viktima f/s, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit, i cili kishte demoluar- thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 24.02.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe ka sulmuar fizikisht viktimën/m-babain e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 24.02.2024, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/sh me probleme psiqike pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 24.02.2024, 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat