Në shkollat e Shtimes fillon vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës

Kosova

Në shkollat e Shtimes fillon vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se sot në shkollat e Shtimes ka filluar vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Sot, paralelja 6/1 e shkollës fillore "Emin Duraku" na pati për mysafirë mua, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, drejtoreshën e arsimit në Komunën tonë si dhe një ekip profesiontësh shëndetësorë, duart e arta të të cilëve nuk u ndien gjersa i vaksinuan për herë të parë me vaksinën HPV - kundër kancerit të qafës së mitrës”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai më tej tha se kjo gjeneratë e ka fatin e mirë meqenëse nga tani e tutje do të bëjmë në mënyrë sistematike vaksinimet HPV si dhe do të përpiqemi për zgjerim të kontrollave dhe kujdesit mjekësor për nxënësit tanë.

“Kjo vaksinë parandalon në më shumë se 90% të rasteve kancerin e qafës së mitrës. Është masë preventive efikase për jetën dhe shëndetin e vajzave e grave. Andaj, u bëj thirrje të gjithë prindërve që të inkurajojnë fëmijët e tyre që të vaksinohen”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat