Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 3 mars 2024 Në ora: 22:21
Ilustrim

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), do të organizojë Konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Thomas Szunyog, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:00-17:00)

Albanian Cyber Association organizon edicionin e tetë të Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO II”. Marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare, Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, inauguron Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Universiteti i Prishtinës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ministrja e ArsimitArbërie Nagavci. (Laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike – Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Kampusi i Fakulteteve Teknike, Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Komisioni Ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave, interviston kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT organizon ceremoninë zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, salla “Strauss”, Prishtinë, ora 13:30-14:50) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat