QMF-të në Prishtinë nga nesër pa shërbime higjienike

Kosova

QMF-të në Prishtinë nga nesër pa shërbime higjienike

Më: 4 mars 2024 Në ora: 21:25
QKMF

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga nesër (e martë) Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të mbesin pa shërbime higjienike.

Ai ka shkruar se kompanisë aktuale për këto shërbime i skadon kontrata të hënën, ndërsa Komuna e Prishtinës nuk ka bërë zgjidhje për pagesën e punëtorëve teknikë.

“Nga nesër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata. Ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në QMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknikë në QMF e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër në orën 10: 00 kryetari i Federatës do të vizitoi QKMF në Prishtinë”, thuhet në njoftim. 

Ditë më para kanë protestuar edhe punëtorët teknikë në Universitetin e Prishtinës dhe në Qendrën e Studenteve për ngritje pagash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat