​Aksion për lirimin hapësirave publike në Malishevë, Kastrati: Jemi të vendosur në realizimin e projekteve

Kosova

​Aksion për lirimin hapësirave publike në Malishevë, Kastrati: Jemi të vendosur në realizimin e projekteve

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:28
Kastrati

Komuna e Malishevës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave publike në segmentet rrugore që preken nga projekti i ndërtimit të sheshit së bashku me parkingun nëntokësor. Sheshi i “Dëshmorëve” dhe parkingu nëntokësorë në këtkomunën e Malishevës, janë arsyeja pse kryetari i Malishevës ka kërkuar nga bizneset dhe qytetarët lirimin e hapësirave publike në segmentet rrugore.

Kastrati theksoi se ky projekt ka qenë premtim elektoral, dhe tani është duke u realizuar.

Kastrati: Malisheva-urbane, premtim elektoral është vendim i vendosur

“Kam marr një orientim tjetër për Malishevën urbane, që kemi pasur premtim elektoral dhe për këtë po shkojmë në mënyrë të vendosur. Faza e parë është kryer me rregullimin e bulevardit “Ibrahim Mazreku”, jemi në fazën tjetër të implementimit të këtij projekti të lirimit të hapësirave publike. Në këtë drejtim, kemi punuar në sheshin e “Dëshmorëve”, ku kemi punuar garazhin nëntokësore. Shumica prej bizneseve kanë liruar hapësirat në mënyrë vullnetare, por edhe qytetarët kanë gjet një kuptim të përbashkët me ne”, tha Kastrati.

Ai kërkon nga bizneset që kanë bërë ndërtim dhe pretendohet që kanë uzurpuar pronat publike, të lirojnë pronat vullnetarisht. Kastrati shton se deri më tani nuk ka pasur telashe e as keqkuptime me pronarët e këtyre bizneseve.

Kastrati: Bizneset që pretendohet që kanë uzurpuar pronat publike të lirojnë pronat vullnetarisht

“Të gjitha bizneset që kanë bërë ndërtim tash edhe më herët që pretendohet që kanë uzurpuar pronat publike, vullnetarisht të lirojnë pronat. Deri më tash nuk kemi pasur telashe dhe keqkuptim, kemi gjuhë të përbashkët me qytetarët që Malisheva një herë e përgjithmonë të marrë pamjen e një qyteti. Kjo pamje është pjesë e projektit të sheshit “Dëshmorëve” që na ka nxitur që të lirojmë hapësirat publike”, shton ai.

Sheshi i “Dëshmorëve” dhe parkingu nëntokësor në komunën e Malishevës do të jetë i shfrytëzueshëm në qershor të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat