​Perspektiva dhe prioriteti i të rinjve për ndryshimet në komunitet

Kosova

​Perspektiva dhe prioriteti i të rinjve për ndryshimet në komunitet

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:26
Shefja e programit “Up To Youth” të USAID-it, Sadete Kastrati prezantoi rezultatet e punës pesë vjeçare të këtij projekti.

Të rinjtë janë ata që do të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës, duke bërë ndryshime rrënjësore në shoqëri. Kështu u tha në organizmin e ngjarjes “Rinia Përpara – Festojmë Fuqizimin e të Rinjve”, në 5 vjetorin projektit “Up To Youth” të USAID-it në Kosovë.

Drejtorja e misionit të USAID-it, Ajlin Devit tha se e ardhmja e Kosovës është në duar të mira, duke iu referuar atyre se çfarë ka vërejtur në angazhimin e të rinjve përmes trajnimeve e iniciativave të organizuara nga ky projekt.

Ajo tha se të rinjtë janë pajisur me shkathtësitë që do të identifikojnë sfidat në shoqëri si dhe të njëjtit do të jenë arkitekt të ndryshimeve pozitive. Devit u drejtua të rinjve duke u thënë se ata janë përgjegjës për ngritjen e gjeneratave të reja aktive.

Drejtoresha ekzekutive në Global Communities tha se gjatë përvojës së saj me të rinjtë në Kosovë, këta të fundit kanë dëshmuar se kanë perspektivë dhe se prioritet i tyre mbeten ndryshimet në komunitet.

Ajo potencoi se sot janë aty për të celebruar faktet e jashtëzakonshme të të rinjve të motivuar, derisa shtoi se duhet vazhduar investimi tek të rinjtë.

Shefja e programit “Up To Youth” të USAID-it, Sadete Kastrati prezantoi rezultatet e punës pesë vjeçare të këtij projekti.

Ajo tha se janë mbajtur mbi një mijë trajnime me të rinjtë për shkathtësi të buta, të cilat përfshijnë lidershipin, vendimmarrjen, tolerancën e të tjera.

Ajo tha se këto trajnime u mbajtën me qëllim që të rinjtë të pajisen me aftësi të nevojshme për të bërë ndryshime pozitive në komunitet. Kastrati potencoi se janë organizuar mbi 100 fushata për të avokuar mbi çështje të ndryshme.

Tutje, ajo theksoi se rreth 95 plane të bizneseve u hartuan nga të rinjtë gjatë këtyre pesë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat