Marshi në solidaritet me çdo person që përjeton shtypje

Kosova

Marshi në solidaritet me çdo person që përjeton shtypje

Më: 8 mars 2024 Në ora: 08:22
Bjeshkë Guri

Bjeshkë Guri nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka thënë se ky organizim në Kosovë ka filluar prej vitit 2017, si thirrje për gjithë shoqërinë për të kundërshtuar normat patriarkale dhe shtypjen e grave.

Guri në emisionin e mëngjesit “Herët” në Tëvë1, theksoi ky marsh është një prej marsheve më masive që organizohet në vend dhe përbëhet nga aktivistë e aktiviste të pavarura.

“Në fillimet e veta 8 marsi nuk është pa si festë por si demostratë ndaj kushteve të rënda të grave. Në Kosovë kemi fillu në vitin 2017 edhe ka fillu si thirrje për krejt shoqërinë që me dalë në kundërshtim të krejt këtyre normave patriarkale dhe kundër shtypjes që gratë përjetojnë në baza ditore dhe në çdo nivel qoftë në rrugë, qoftë në shtëpi, në shkolla, në punë sidomos. Kështu që jemi organizu kolektivi “Marshojmë s’ festojmë” që përbehet prej aktivistëve të pavarura që çdo vit vijnë bashkë dhe organizojmë një marsh masiv, është njëri prej  marsheve më masive që shënohet që organizohet parvjet”, tha ajo.

Derisa shtoi se ky marsh për çdo vit ka tematika të ndryshme, e këtë vit Guri tha se tematika e këtij marshi është solidariteti dhe mbështetja ndaj njëra tjetrës.

“Çdo vit  kemi tematika të ndryshme. Vitin e kaluar ka qenë kundër vrasjes së grave pasi që e dimë që fatkeqësisht 2023 ka shënu një numër kogja të lartë të rasteve të femicidit. Kurse sivjet e kemi pa si nevojë që me ardhë bashkë në solidaritet me njëra tjetrën edhe kemi ardhë  me thirrjen “Marshojmë për njëra tjetrën” tu e vendosë fokusin dhe rëndësinë e solidarizimit edhe mbështetjes së njëra tjetrës në bashkim të grave kudo që janë”,shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat