​Osmani kërkon nga Bosnja zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

Kosova

​Osmani kërkon nga Bosnja zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:20
Foto nga vendngjarja

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Me këtë rast e para e vendit tonë ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

Osmani tha se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

“Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës”, thuhet në një njoftim të Presidencës në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat