​14 vjet nga tërmeti në Istog

Kosova

​14 vjet nga tërmeti në Istog

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Para 14 vjetësh në Kosovë ka ndodhur një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rrjeti Sizmologjik i Kosovës kishte njoftuar se në orën 14:38, sipas kohë lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km.

Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.

Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhja u ndje edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat